Flash News

E-TJERA

Hakerat gjurmojnë e-mailet e Gledis Nanos, të dhëna se Talo Çela lëvizte në Tiranë

Hakerat gjurmojnë e-mailet e Gledis Nanos, të dhëna se Talo

Hakerat e “Homeland Justice” publikuan së fundmi të dhënat e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ku ndodheshin edhe hyrje-daljet e tij në TIMS.

Sipas A2 CNN, në e-mailet e publikuara të Gledis Nanos, ishte edhe një e-mail dërguar nga një informator që pretendonte se kishte të dhëna të sakta mbi vendndodhjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Sipas e-mailit të zbardhur, thuhej se Çelaka lëvizur lirisht në Tiranë konkretisht te “Rruga e Dibrës” me një mjet tip Audi Q8 i shoqëruar nga tre persona të cilët udhëtonin me mjet tjetër. I njëtji informator pohon se bëhet fjalë për datat 25-26 korrik.

“Më datën 5 gusht 2021 pas orës 20:00 ai ka shkuar te një hotel në Tiranë, me adresë te “Rruga e Dibrës”. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim një mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë  udhëton me një mjet tip Audio Q8, ngjyrë blu të errët, me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Çela ka qenë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 korrik 2021”, thuhet në informacionin që i është dërguar Nanos.

Çela është një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për të cilin policia ofron 10 mijë euro për këdo që ka informacion. Talo Çela është shpallur në kërkim pasi Gjykata për Krimet të Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Të fundit