Flash News

E-TJERA

Gripi i shpendëve, pezullohet nga detyra drejtoresha e Përgjithshme e Veterinarisë

Gripi i shpendëve, pezullohet nga detyra drejtoresha e Përgjithshme e

Është pezulluar nga detyra drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë, Tana Kika.

Pezullimi i drejtoreshës vjen një ditë pasi Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë me Influencën Aviara H5N8 ose siç njihet ndryshe gripi i shpendëve.

Rreth 400 mijë shpendë të llojit pula ngordhën 5 ditë më parë në tre pulari të mëdha në Durrës. Ministria e Bujqësisë mohoi asokohe të kishte lidhje me gripin e shpendëve duke e njoftuar si sëmundje të laringut.

Në njoftimin e djeshëm, ministria bëri me diej se mishi i shpendëve është i konsumueshëm pasi nga hetimet dhe analizat, nuk janë gjetur komponentë që tregojnë se infeksioni mund të përhapet nga shpendët te njeriu.

Të fundit