Flash News

E-TJERA

‘Gati për t’u lëshuar’/ Rama tregon dy satelitët: Do monitorojnë mbetjet, subjektet dhe titujt e pronësisë

‘Gati për t’u lëshuar’/ Rama tregon dy

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 u premtuan nga kryeministri Edi Rama rreth një vit më parë nga foltorja e Kuvendit.

Rama deklaroi krenar se “Vitin tjetër satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, qeshni por do t’i shihni atje në orbitë”. Megjithëse kryeministri pohoi me brinje se sateliti i parë do të lëshohej në orbitë në muajin Mars, satelitët e qeverisë janë bërë gati sot.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se satelitët janë gati për t’u lëshuar, por pa dhënë një datë specifike. Sikurse ka deklaruar edhe herë të tjera, Rama thotë se satelitët që do të lëshohen në hapësirë për të monitoruar institucionet publike e private, pyjet, mbetjet, madje edhe titujt e pronësisë.

“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2 

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruan Rama në Facebook.

Të fundit