Flash News

E-TJERA

Gabimet trashanike të ministrit Manja me drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe

Gabimet trashanike të ministrit Manja me drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe

Pjerin Ndreu u betua një ditë më parë si kryebashkiak i Lezhës. I pranishëm në ceremoninë e betimit ishte edhe Ulsi Manja, drejtues politik i qarkut dhe ministër i Drejtësisë.

Në një postim në Instagram, ku ka ndarë disa foto me Ndreun, Manja ka shkruar disa rreshta për kryebashkiakun e ri të Lezhës, por duke bërë disa gabime drejtshkrimore që për një ministër janë të pafalshme.

Manja shkruan: “Me dashurinë pa cak që ka për Lezhën dhe me dellin e punës që e ka në gjak, Pjerin Ndreu u betua sot në mandatin e tij të dytë si Kryetar i Bashkisë Lezhë!”. Në fakt, ministri duhet ta dijë se fjala e duhur është “cak” dhe jo “çak” ashtu sikurse shkruan ai.

Edhe kur thotë “dell” sigurisht që duhet ta ketë fjalën për “damarin e punës”.

Gabimet trashanike të ministrit Manja me drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ministrat dhe deputetët e Ramës bëjnë gabime trashanike të tilla. Ka edhe nga ata që nuk njohin historinë siç ishte deputeti Tonin Gogu që ngatërroi pushtuesin me heroin, dhe shpalli si të tillë Hajredin Pashën.

Të fundit