All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Foto/ Publikohen mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt ndaj gazetares

All - Paragraf - 1

Foto/ Publikohen mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt ndaj

Gazetarja investigative Ola Xama ka publikuar mesazhet kërcënuese që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar lidhur me një shkrim për inceneratorin e Tiranës.

All - Paragraf - 3

Në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Xama tha se pasi kishte shkruar artikullin kishte kontaktuar Veliajn për t’i kërkuar koment si person i përmendur në shkrim.

Xama tha se Veliaj i është përgjigjur pas disa orësh me ton vulgar dhe mesazhe fyese.

"Fillimisht e kam kontaktuar unë zotin Veliaj dhe i kam dërguar pyetje për shkrimin që po bëja. Ai është vënë në dijeni. Kemi pritur që të kthejë përgjigje. Unë i them që pyetjet nuk janë detyruese, nuk është kërkesë për informacion, por kërkesë për koment. E kemi pritur disa orë dhe nuk ka kthyer përgjigje. Ditën e nesërme më ka kontaktuar Veliaj me mesazhe fyese dhe ton vulgar.

BIRN ka redaktor dhe kryeredaktor që bëjnë fact check të shkrimit. Mbase do ta kanalizojë te fyerja dhe linçimi i një gazetari sikur është i paguar dhe militant, siç më ka thënë edhe në mesazhet e tjera. Ndihem e intimiduar, më shumë sesa një mesazh fyes që nuk i shërben dinjitetit të një kryetari bashkie. Të nesërmen pashë disa media që më etiketonin si zoti Veliaj, “killere me pagesë", deklaroi Xama. 

Foto/ Publikohen mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt ndaj Foto/ Publikohen mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt ndaj Foto/ Publikohen mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt ndaj Foto/ Publikohen mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt ndaj Foto/ Publikohen mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt ndaj

Të fundit