Flash News

E-TJERA

Foto/ Viktima dhe autori i vrasjes në Fier, shkak dyshohet të jetë gjakmarrja e nisur në Has

Foto/ Viktima dhe autori i vrasjes në Fier, shkak dyshohet të

Ky është Novruz Cenaliaj, 28 vjeç, efektivi i Forcave “Shqiponjave” i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në fshatin Baltëz të Fierit nga Asllan Mërnica.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes autorit dhe viktimës. Cenaliaj në momentin e ngjarjes nuk ishte në shërbim, por mbante veshur uniformën e efektivit pasi ishte gati për të shkuar në punë.

Sipas informacioneve të para, gjakmarrja dyshohet të jetë bërë shkak për vrasjen e të riut. Si autori edhe viktima, të dy janë me origjinë nga Hasi. 9 vite më parë, babai i Novruzit, është përfshirë në një vrasje, ku viktimë ka mbetur Sali Harhulla.

Autori, dyshohet vetëm 23 vjeç, pas ekzekutimit të Novruz Cenaliajt, është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet ngjyrë blu.

Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Të fundit