Flash News

E-TJERA

Fatura ‘të kripura’ për bileta avioni, ministritë që parashikojnë 70.5 mln lekë shpenzime për 2023

Fatura ‘të kripura’ për bileta avioni, ministritë

Qeveria ka planifikuar një shumë të kripur shpenzimesh për fluturimet ajrore. Këshilli i Ministrave dhe 7 ministri, përgjatë vitit 2023, kanë planifikuar të shpenzojnë 70.5 milion lekë për blerjen e biletave ajrore.

Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, shpenzimet më lët larta me afro 25 milionë lekë shkojnë për Ministrinë e Mbrojtjes. Pas vjen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me nga 12 milionë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Brendshme dhe Këshilli i Ministrave parashikojnë një fond limit prej 5 milionë lekë secili. Ministria e Drejtësisë ka plnaifikuar 3.5 milionë lekë. Ministria e Sportit parashikon 3 milionë lekë për blerjen e biletave ajrore.

Tre ministri nuk kanë publikuar ende fondin limit për fluturimet ajrore: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Të fundit