Flash News

E-TJERA

Euro në pikiatë, forcimi i lekut “dogji” në pak muaj 30 miliardë lekë

Euro në pikiatë, forcimi i lekut “dogji” në pak muaj

Kursi i këmbimit të monedhës evropiane Euro dhe monedhës vendase pësoi një luhatje të ndjeshme në muajt e fundit. Luhatja nisi prej vitit të kaluar duke u thelluar më tej në muajt në vijim, rekord të cilin e preku në muajin prill, që shënoi kufirin më të ulët në 110 lekë.

Një analizë e Scan Intel, bazuar në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit dhe Depozitave për vitin 2022, tregon se depozitat e sigureshme në euro përbëjnë 48% të totalit, ndërsa 46% e tyre janë në lekë. Një pjesë e vogël e depozitave rezulton të jenë në dollar amerikan dhe paund britanik.

Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, ky 48% i depozitave të sigurueshme në euro përkthehet në 684.5 miliardë lekë në vitin 2022. Por, me rënien e ndjeshme të euros këto depozita kanë humbur ndjeshëm vlerë.

Në rast se do ta konvertim shifrën më lart me kursin e këmbimit të lekut në fund të vitit 2022, i cili ishte në kufirin e 115 lekëve dhe sot në kufirin e 110 lekëve, do të shihnim se vlera e paratë ka humbur pikërisht për shkak të rënies së kursit të këmbimit.

Vlera e 684.5 miliardë lekëve do të përkthehej në 23.8 miliardë lekë, shifër kjo shumë herë më e ulët sa e para.

Kjo humbje e përllogaritur “vlen” vetëm nëse këto para të depozituara në sistemin bankar do të shpenzoheshin nga poseduesit e tyre të konvertuara në monedhën vendase.

Euro në pikiatë, forcimi i lekut “dogji” në pak muaj

Një tjetër aspekt i efektit të dobësimit të euros për familjet shqiptare duket të jenë edhe remitancat, ose të ardhurat që vijnë nga emigrantët, të cilat kanë një peshë të konsiderueshme në ekonomi.

Gjatë vitit të kaluar, dërgesat e emigrantëve prekën një rekord të ri historik, pranë 833 milionë eurove. Duke pasur parasysh edhe gjeografinë e emigrantëve shqiptarë si dhe raportin e euros në depozita karshi monedhave të tjera, si dollari amerikan dhe paundi, supozojmë se pjesa dërrmuese e remitancave janë gjithashtu në monedhën europiane.

Me kursin mesatar të këmbimit pranë 119 lekëve mes lekut dhe euros përgjatë të gjithë vitit të kaluar, këto remitanca konvertohen në rreth 99 miliardë lekë. Në rast se do ta konvertonim me kursin e sotëm, pranë 111 lekëve, atëherë vlera zbret në 92.5 miliardë lekë, çka përkthehet në 6.5 miliardë lekë të humbura, ose rreth 58 milionë euro.

Pra, emigrantët shqiptarë jashtë këtë vit duhet të dërgojnë rreth 60 milionë euro më shumë remitanca në mënyrë që familjet shqiptare të mos vuajnë pasojat e kursit të këmbimit.

Euro në pikiatë, forcimi i lekut “dogji” në pak muaj

Të fundit