Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
ERE miratoi tarifat e reja/ Sa familje do të preken në dimër nga shtrenjtimi i energjisë
ERE miratoi dy ditë më parë fashën dhe çmimin e ri të energjisë elektrike. Çdo abonent familjar qw konsumon mbi 800 kWh do ta paguaje energjinë me një çmim prej 42.95 lekë/kWh.
Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë/kWh, të pandryshuar. Por, sa familje preken nga çmimi i ri i energjisë elektrike?
Open Data ka grumbulluar dhe përpunuar të dhënat nga ERE duke përllogaritur se sa familje preken nga çmimi i ri i energjisë elektrike.
Në muajin dhjetor 71 278 familje shqiptare harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri. Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike.
Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum. Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë.
Për muajin Tetor, parashikohet që 49 334 abonentë preken nga çmimi prej 42.95 lekësh, ndërsa për muajt Nëntor dhe Dhjetor numri i konsumatorëve familjarë në fashën plus 800 kWh, rritet në 71,278 abonentë.
Në total për periudhën Tetor-Dhjetor 2022, parashikohet që abonentët e kësaj fashe të konsumojnë 210 milionë kilovat energji elektrike.
Çmimi Final sipas FSHU për fashën mbi 800 duhet jo vetëm të rritet por të mbulojë edhe tarifa shtesë plot tetë të tilla si tarifat e transmetimit (0.85 lekë/kWh), b. shpërndarjes (6.42 lekë/kWh), c. kostot administrative (1.21 lekë/kWh), d. amortizimin (0.01 lekë/kWh), e. disbalancat (0.07 lekë/kWh), i. koston e lejuar të kapitalit të punës ((0.03 lekë/kWh) dhe mazhin (0.06 lekë/kWh).
Si rezultat i propozimit të këtij çmimi të ri, pritet që familjet që konsumojnë mbi 800 kWh, për periudhën Tetor-Dhjetor 2022 të paguajnë apo 96% më shumë se në të njëjtën periudhë 2021.