Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi pronarin e shtëpisë në Shkodër, ky është autori i vrasjes

Ekzekutoi pronarin e shtëpisë në Shkodër, ky është

Personi në foto është autori i vrasjes së Petrit Vuksani nga Shkodra. Petrit Vuksani u ekzekutua teksa qëndronte i vetëm në banesën e tij në lagjen “Skënderbegas”.

Autori ka hyrë në banesë dhe e ka ekzekutuar.

Autori i dyshuar është i afërm i Vuksanit, të cilit 51-vjeçari i kishte dhënë me qira banesën.

Ai është identifikuar si Lekë Vuksani. Dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar janë konfliktuar për lekët e qirasë.

Ekzekutoi pronarin e shtëpisë në Shkodër, ky është

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V", njofton policia.

 

Të fundit