Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri, ish-truproja i Saimir Tahirit

Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri, ish-truproja i Saimir Tahirit

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas njoftimit nga Interpol, Marku u arrestua në Gjermani me qëllim ekstradimi. Markut i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Hekuran Marku dhe Agustin Deda, dyshohet sipas SPAK se kanë patur rol aktiv në trafikun e drogave, duke garantuar që sasitë e drogës të kalonin nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe më pas BE-së.

Njoftimi i plotë:

Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.
Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

 

Të fundit