Flash News

E-TJERA

Eksperti amerikan: Pse Rama mbështet “Ballkanin e Hapur”?

Eksperti amerikan: Pse Rama mbështet “Ballkanin e Hapur”?

Eksperti amerikan për politikën e jashtme, Edward P. Joseph, ka folur në një intervistë ekskluzive për Gazeta Express lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”.

Për Express, Joseph tregoi se pse kryeministri Edi Rama mbështet aq shumë nismën mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Eksperti amerikan tregon se ndryshe nga Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi në të cilat Serbia synon epërsi, Shqipëria është e përjashtuar nga rreziku.

Sipas Joseph, Rama nuk ka arsye të ndjehet i kërcënuar pasi edhe “Bota Serbe” nuk e prek Shqipërinë e as Maqedoninë e Veriut. Kjo shpjegon edhe faktin se pse Rama e mbron dhe i bën jehonë nismës.

“Kjo shpjegohet në artikull. Njerëzit dhe shtetet që i frikësohen Ballkanit të Hapur, i frikësohen Serbisë. Kosova ka arsye të mira për t’iu frikësuar Serbisë. Mali i Zi ka arsye të mira. Boshnjakët dhe kroatët kanë arsye për t’iu frikësuar Serbisë. Shqipëria s’ka, sepse Shqipëria s’ka serbë dhe s’ka pretendime territoriale të Serbisë në Shqipëri. Kur Aleksandar Vuçiq synon Serbinë e Madhe apo Botën Serbe, kjo nuk e prek Shqipërinë. Nuk e prek Shqipërinë. E prek Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën. Nuk e prek Maqedoninë e Veriut. Ata kanë çështje me Bullgarinë. Kjo është shumë e thjeshtë. Edi Rama nuk përballet me kërcënime direkte agresioni nga Serbia. Prandaj, ai sheh përfitime politike dhe ekonomike për vete dhe vendin e tij. Kjo është pse”, thotë eksperti amerikan.

 

Të fundit