Flash News

E-TJERA

E quajti stërkëmbësh, Meta thumbon Veliajn: 'Zogu i Tiranës' u nxor me pahir nga Rama si kone

E quajti stërkëmbësh, Meta thumbon Veliajn: 'Zogu i

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një konferencë për shtyp, ashtu siç e paralajmëroi pas Kongresit të PS. Fillimisht, presidenti u ndal në një deklaratë që kryebashkiaku Erion Veliaj ia adresoi atij.

Veliaj tha në një dalje për mediet, se presidenti ka bllokuar firmosjen e dekretev për disa ambasadorë të huaj, duke u kthyer në stërkëmbësh. Meta ka thumbuar Veliajn duke e quajtur atë “zoigu i Tiranës”, dhe duke hedhur poshtë akuzat.

Sipas Metës, gjithçka deklaroi Veliaj është një gënjeshtër, pasi nëse do të kishte një fakt të tillë mund të evidentohej lehtësisht nga Ministria e Jashtme. Meta pohon se ka qenë Rama ai i cili e ka nxjerrë Veliajn me pahir të bëjë një deklaratë të tillë.

“Organizata e inceneratorëve nxori sot në mënyrë të qëllimshme zogun e Tiranës, i cili në mënyrë fare vulgare, sepse ai nxjerr çdo gjë që i futin në gojë, me një gjuhë të lëshuar rrugëve si ato konet që u lidhin nga një zinxhir nga mbrapa me teneqe për të bërë zhurmë, lëshoi një deklaratë kundër Presidenti të Republikës duke e bërë atë përgjegjës për të gjithë stërkëmbëshat që Rilindja i ka futur Shqipërisë. Përse e bëri ajo dihet. Kur bilanci është katastrofik nuk ka nevojë për llogaridhënie dhe njëkohësisht dihet se është përvjetori i zgjedhjeve dhe dihet që Presidenti është fajtor sepse gjithçka që ai ka thënë një vit më parë doli e vërtetë. Nuk kam bllokuar propozimet e ambasadorëve. Të gjitha janë mashtrime dhe nuk janë rastësisht në ditën e Kongresit. Nëse ka diçka të tillë mund të evidentohej nga Ministria e Jashtme dhe jo përmes deklaratave të tilla. Ky edhe në gjumë gënjen dhe është i detyruar se e kanë nxjerrë me pahir se ka probleme. Se ai që ka nxjerrë këtë brigadieri i organizatës së inceneratorëve, e kanë pasur të vështirë të thonë në Kongres se pse i 17-ti në Durrës dhe i 17-ti në Tiranë u vendosën para ish-ministrave”, u shpreh Meta.

Të fundit