Flash News

E-TJERA

“E di gruaja që ‘bisedon’ me mësuesen nga Maliqi?”, Spaho sfidon Demaliajn: Thuaje me emër e mbiemër

“E di gruaja që ‘bisedon’ me mësuesen nga

Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe analistit Ilir Demalia.

Debat lindi pas sherrit të analistit me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri, por që vijoi pastaj mes tij dhe deputetit Spaho me ofendime dhe akuza familjare e personale në Facebook.

Sot, Demaliaj akuzoi deputetin Spaho se ka marrëdhënie jashtëmartesore me një mësuese në Maliq, të cilës i paguan edhe qiranë në Korçë.

Po ashtu, sipas tij, Spaho duhet të jetë subjekt hetimi nga SPAK për shkak të pronave në Pogradec e Korçë.

Pas akuzave ka reaguar Spaho, i cili ka deklaruar se nuk ka prona në këto dy qytete dhe nëse analisti disponon prova, duhet t’i dërgojë në ndërsa Inspektoratin e Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë dhe SPAK.

“Replike e detyruar me Syçin, alias Ilir Demalia:

Shpifjen e keni mjetin e pare te sulmit.

Une nuk kam prona te asnje lloji ne Korce dhe Pogradec. Ne se disponon fakte coji ne Inspektoriatin e Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurise si dhe ne SPAK.

Sa per ate historine roze me gajase. Ne se do ishte e vertete do e kishte marre vesh gjithe Shqiperia pasi Maliqi nje pellembe eshte. Thuaje me emer mbiemer. Jo me qyteti N, inspektori P, informatori K si ne kohen e Sigurimit. Je larg nuk te hedh dot ne gjyq. Ketu e mbyll debatin me ty”, shkruan Spaho.

 

Të fundit