Flash News

E-TJERA

Dyshohet se janë groposur, ndërpriten kërkimet për gjetjen e “Koçoles” dhe Sulovarit

Dyshohet se janë groposur, ndërpriten kërkimet për gjetjen e

Janë ndërprerë kërkimet e nisura për të gjetur dy të zhdukurit prej 18 ditësh në Sarandë, Fatmir Sulovari ose Krasniqi dhe Leonard Thodhori, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Koçolja”.

Kërkimet ishin fokusuar në fshatrat Shëndëlli, Vrinë, Xarrë, Mursi. Dyshohet se Sulovari dhe Thodhori janë ekzekutuar dhe më pas janë groposur në Vrinë të Konispolit. Kërkimet për dy të zhdukurit pritet të rifillojnë nesër.

Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori u raportuan të zhdukur pasditen e 12 prillit. Sulovari dhe Thodhori janë të dy persona me precedent të hershëm penalë.

Leonard Thodhori i moshës 46 vjeç, i njohur edhe si “Koçolja”, është i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës të vitit 1997 ku mbeti i varrë oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003, Thodhori ka qenë i pranishëm në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini, para se ky të ekzekutonte biznesmenin Jaho Bajo.

Po ashtu, “Kaçolja” rezulton të jetë arrestuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, “Vjedhje” dhe “Mashtrim”. Thodhori njihej edhe si një përdor që përdor lëndën narkotike dhe dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogërave.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, po ashtu i moshës 46 vjeç, është dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Sulovari ëshët arrestuar në vitin 2022 pasi në mjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa, për shitje.

Për zhdukjen e Sulovarit dhe “Koçoles” janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe miq të biznesmenit të ezkekutuar në dhjetor të vitit 2022, Edmond Papa. Po ashtu, rezulton që të jenë pyetur edhe persona të cilët janë marrë më herët në pyetje për atentatin me eksploziv ku mbeti i vdekur Aleksandër Sadikaj.

Të fundit