Flash News

E-TJERA

Duka konfirmon të ardhmen e trajnerit të Kombëtares: Ekipi ka arritur objektivin

Duka konfirmon të ardhmen e trajnerit të Kombëtares: Ekipi ka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka konfirmuar në krye të pankinës trajnerin e Kombëtares, Edi Reja.

Në një konferencë për mediat, Duka tha se Shqipëria mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë dhe se ekipi kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër.

“Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive. Ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin.

Është luftuar për të qenë në Botëror, ishim shumë afër. Mund të kishim arritur, në ndeshjen ndaj Polonisë nuk kishim fat, kishim mungesa dhe nuk arritëm që të ishim në Play-Off të Botërorit. Në futboll edhe finalistja dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8.

Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Edhe në një familje ka debate, dhe prindi mundohet që të krijojë atë që duhet”, tha Duka.

 

Të fundit