Flash News

E-TJERA

Drejtoresha e shkollës në Tiranë mbledh nxënësit në festë dhe bën fushatë për Rakip Sulin

Drejtoresha e shkollës në Tiranë mbledh nxënësit

Zgjedhjet e 14 Majit kanë vendour në lëvizje qeverinë e cila ka përdorur administratën dhe punonjësit e zyrave të shtetit në funksion të fushatës.

Skandali i radhës është regjistruar në një shkollë në Paskuqan  ku drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” ka mbledhur nxënësit dhe maturantët e gjimnazit “Isa Boletini” në një festë dhe bën fushatë për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin.

Festa ka qenë e organizuar nga kandidati i Edi Ramës. PS ka rekrutuar edhe mësues e drejtorë të shkollave për t’i shërbyer zgjedhjeve.

Video është publikuar nga Syri.net, në të cilin shfaqet drejtoresha e shkollës teksa mban fjalim politik dhe kërkon vota për Rakip Sulin.



Të fundit