Flash News

E-TJERA

“Do të dëgjoni fakte të padëgjuara më parë”, çfarë paralajmëron avokati i Lefter Kokës

“Do të dëgjoni fakte të padëgjuara më

Lirimi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, ngriti dyshime mbi fatin e Lefter Kokës.

Ish-ministri i Mjedisit mbahet prej muajsh në paraburgim dhe pavarësisht kërkesave për të zbutur masën e sigurisë, gjykata nuk pranon të bëjë lëshime për Kokën.

Avokati i ish-ministrit, në një deklaratë për mediat, pohoi se gjendja e Kokës është e rëndë. Teksa hodhi akuza mbi rolin e gjykatës, avokati bëri një paralajmërim. Ai u shpreh se nga Koka do të dëgjohen fakte dhe argumente që deri më sot nuk janë dëgjuar.

“Sot ishte kërkesa e dytë për zëvendësimin e masës së sigurimit, ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Gjendja e tij nuk mund të vazhdojë në paraburgim, por gjykata mori edhe rolin e mjekut dhe ekspertëve dhe vendosi të rrëzonte kërkesën. Kemi 9 seanca për një vendimmarrje. Seanca e radhës është në 7 nëntor. Në këto kushte, do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel. I vetmi person që u ndalua në shtëpinë e tij, e priti me qetësi hetimin, por janë më shumë se 10 muaj, në ato kushte ai sot do të ishte i lirë. Është i sëmurë, por gjallë dhe do të japë mbrojtjen e tij. Do të dëgjoni fakte dhe argumente që nuk i keni dëgjuar deri tani”, u shpreh avokati i Lefter Kokës.

Nuk dihet nëse do të ketë një bashkëpunim mes Kokës dhe drejtësisë për çështjen e inceneratorëve apo deklaratat vjen si një shenjë ‘hakmarrje’ pas lirimit të Bllakos nga qelia.

Të fundit