Flash News

E-TJERA

Diaspora shqiptare letër Presidentit Trump: Ndihmoni Shqipërinë të rikthejë dy gjinitë natyrale

Diaspora shqiptare letër Presidentit Trump: Ndihmoni Shqipërinë

 “Diaspora për një Shqipëri të Lirë”, e përbërë nga qytetarë me origjinë shqiptare që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj, ka dërguar një apel të fuqishëm Presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërkuar ndërhyrjen dhe mbështetjen e SHBA-së për çështjen e ripërcaktimit ligjor të gjinisë në Shqipëri.

Në një letër drejtuar  Presidentit amerikan, diaspora shpreh shqetësimin për miratimin e Ligjit për Barazinë Gjinore (2025) nga Parlamenti shqiptar, i cili sipas tyre përfaqëson një nga ripërcaktimet më radikale të gjinisë në Evropë dhe rrezikon të kufizojë rëndë lirinë e fjalës, të drejtat prindërore, lirinë fetare, pavarësinë e medias dhe mundësinë e mospajtimit politik.

“Ky ligj i lejon një individi të identifikohet me një identitet gjinor fluid, me efekte ligjore në arsim, punësim, media, mbledhjen e të dhënave dhe zbatimin e ligjit kundër diskriminimit”, thuhet në letrën e diasporës.

Organizata vlerëson se Presidenti Trump ka riafirmuar së fundmi përkushtimin ndaj standardeve të bazuara në seksin biologjik në fushat e mbledhjes së të dhënave, pjesëmarrjes atletike, të drejtave prindërore, arsimit dhe lirisë kushtetuese, duke e konsideruar këtë si një shenjë të rëndësishme për ruajtjen e përkufizimeve të qarta ligjore dhe demokratike të gjinisë dhe seksit.

Të fundit