Flash News

E-TJERA

Dhuna e fisit Rraja, ‘shkrihet’ Komisariati i Krujës, kërkohet nisja e hetimeve

Dhuna e fisit Rraja, ‘shkrihet’ Komisariati i Krujës,

Ka përfunduar pas 5 orësh takimi mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në takim është rënë dakord që të ketë ndryshime rrënjësore në Policinë e Krujës. Po ashtu, Komisariati i Krujës pritet t’i nënshtrohet një hetimi si edhe të merren masa për drejtuesit që kanë neglizhuar detyrën.

“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit