Flash News

E-TJERA

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Durrës, sherri nisi për një vend parkimi

Detaje nga plagosja me armë zjarri në Durrës, sherri nisi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri që u raportua pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit.

Burimet për media bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Liridon Roda i cili është qëlluar me dy plumba nga Altin Lekgegaj për një vend parkimi. 

Mësohet se fillimisht dy të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degrauar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes raportohet se është larguar me një automjet “Toyota Yaris” pasi ka qëlluar me armë 29-vjeçarin i cili raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia njofton se ka vendosur disa postblloqe në lagjet e qytetit si dhe në autostradën Durrës – Tiranë për kapjen e autorit. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit