Flash News

E-TJERA

Del foto e Valter Bamit, i shoqëruari për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

Del foto e Valter Bamit, i shoqëruari për atentatin ndaj Gentjan

Valter Bami u ndalua mbrëmjen e djeshme për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”. Bami u shoqërua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.

Është siguruar dhe foto e Bamit, i cili u shoqërua edhe disa ditë pas ngjarjes bashkë me të vëllain Durim Bami dhe Marklen Hakën.

Në dëshminë e tij para efektivëve, Bami ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se natën e atentatit ka qenë në banesë.

 

Të fundit