Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e gazetarëve: Ervis Martinaj bëri marrëveshje me Vangjush Dakon për lojërat e fatit

Deklarata e fortë e gazetarëve: Ervis Martinaj bëri

Ervis Martinaj, edhe pas zhdukjes, ka mbetur kryefjala e medias. “Mbreti” i lojërave të fatit vijon të mbetet i zhdukur prej 9 gushtit, ndërsa sot u kryen kontrolle në banesën e tij.

Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë deklaruar në MCN Tv se Ervis Martinaj ka bërë një marrëveshje me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për bastet sportive.

Sipas Hoxhës, pas pikës se basteve “Bast Arena” që u reklamua asokohe pas arrestimit të Martinajt në 2018-ën si rezultat i operacionit “Fundi i marrëzisë”, qëndron Vangjush Dako.

“Së pari duhet të gjejmë përse u mbyllën bastet. Kjo përkon me momentin kur Ervis Martinaj u plagos dhe u arrestua pas ngjarjes në Bllok në 4 nëntor 2018. Në media u shfaq një reklamë, Bast Arena, e cila mendohej se do të kontrollonte të gjithë tregun e lojrave të fatit dhe do të kalonin nga sistemi me pika fizike, në sistemin online që të kontrolloheshin edhe nga organet tatimore. U bë gati edhe ligji, u diskutua edhe në parlament. U bë gati që bota e lojrave të fatit, që dominohej nga Ervis Martinaj, 2613 pika basti kishte Martinaj. 

Para se të bëhej operacioni i famshëm, Martinaj, duke e ditur se çfarë po ndodhte tentoi të bënte një marrëveshje me ata që do të vinin në pushtet, sepse ai njihej si lidhje e fortë e atyre që u larguan nga pushteti, pra të djathtës. Në 2018, kur u arrestua Martinaj u fut kjo Bast Arena. Kush ishte Bast Arena? Ishte një person që është sot non-grata, jo këtej nga PD por nga PS-ja, Vangjush Dako. Ishin edhe disa personazhe të tjera. Turqit ishin mbulimi”, tha Hoxha.

Të njëjtën gjë pohoi edhe Klodiana Lala e cila tha se për rastin Martinaj po hetohen Avdylajt e Shijakut.

“Martinaj, po të shohësh, bëri marrëveshje me Vangjush Dakon. E dini kush është grupi kriminal që është hetuar dhe po hetohet, për rastin e Martinajt? Janë Avdylajt e Shijakut, të cilët në dosjen 339 dilnin në përgjime me Vangjush Dakon për shitblerjen e votës. Martinaj në thelb, kishte miq dhe armiq në politikë por kishte future tentakulat gjithandej”, pohoi Lala.

Të fundit