Flash News

E-TJERA

Debati në KiE, reagon përfaqësuesja greke: Rama më sulmoi verbalisht, mbajti qëndrim provokues

Debati në KiE, reagon përfaqësuesja greke: Rama më sulmoi

Kryeministri Edi Rama u përfshi dje në një debat me përfaqësuesen e Greqisë në Këshillin e Evropës.

Debati nisi pasi Rama, teksa komentoi konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë, u shpreh se të dyja shtet duhet t’i zgjidhin problemet mes tyre përmes dialogut dhe se “Shqipëria nuk zgjedh mes partnerëve tanë strategjikë e miqve”.

Përfaqësuesja greke Nina Kasimati e pyeti Ramën nëse aderimi i Shqipërisë me vlerat evropiane do të ishte i papajtueshëm, në kushtet kur ka një raport të fortë me Turqinë.

“Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evorpaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim”, tha Kasimati.

Kryeministri ju drejtua duke i thënë “Zonjës nga Greqia tani është e kuptueshme pse jeni e shqetësuar për marrëdhënien tonë me Turqinë. Në politikën tonë të jashtme të dyja përcaktohen si partnerë strategjikë. Nuk e kuptova pyetjen tuaj në lidhje me Shqipërinë. Keni problemet tuaja. Shpresoj që t’i zgjidhni përmes dialogut dhe drejtësisë ndërkombëtare. Kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim mes partnerëve tanë strategjikë e miqve. Fqinjët janë aty përgjithmonë, gjyshja ime që ishte e mençur më thoshte “fqinji i lumtur është shtëpi e  lumtur” dhe e kundërta është e qartë. Ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që vjen nga Turqia, është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.”

Pas debatit në KiE, përfaqësuesja e Greqisë Kasimati ka reaguar me një postim në Facebook. Kasimati shkruan se Rama e sulmoi verbalisht duke ju referuar sipas saj me përgjigje dhe etiketime fyese si ‘zonja greke’.

Kasimati shkruan se Rama mbajti një qëndrim provokues që solli reagimin e të gjitha partive politike të cilat vendos të bojkotojnë darkën që kryeministri do të shtronte në Strasburg.

“Pak më parë kryeministri shqiptar Edi Rama më sulmoi verbalisht përpara seancës plenare të Këshillit të Evropës, sepse si njeri i thjeshtë. Një përfaqësues i Partisë së Majtë Evropiane në Kuvend e pyeta zyrtarisht se si po ecën kursi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. H. E. me marrëdhënien strategjike që po thellohet vazhdimisht me Turqinë shtet-shkelës, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e zonës që respektojnë të drejtën e fituar evropiane dhe ndërkombëtare, por mbeten agresive të prodhuara në Turqi. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” “greke” krahas një himni politik për Turqinë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktuan reagimin e drejtuesve të të gjitha grupeve politike, të cilat dhe ata vendosën unanimisht në një shfaqje të paqartë për të mos marrë pjesë në darkën zyrtare që kryeministri shqiptar do ta prezantojë këtu sonte”, tha Kasimati.

Të fundit