Flash News

E-TJERA

DEA amerikane 'anashkalon' institucionet, thirrje qytetarëve: Denonconi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

DEA amerikane 'anashkalon' institucionet, thirrje qytetarëve:

Ambasada amerikane ka shpërndarë mesazhin e DEA-s ku i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogës apo pastramit të parave.

Në një postim në Facebook, DEA amerikane ka vendosur edhe numrat dhe adresën e e-mail-it në dispozicion të qytetarëve, për të njoftuar në rast se evidentojnë dy veprat penale të lartpërmendura.

Sipas ambasadës së SHBA-së kjo është linja e re e sinjalizimit për Shqipërinë. Ajo çka bie në sy është se DEA ka shmanbur institucionet shtetërore, duke treguar në njëfarë mënyre se mund të ketë mungesë besimi.

"Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët", shkruan ambasada.

 

Të fundit