Flash News

E-TJERA

Darka me liderët e MV-së, VRMO: Takimi me Ramën u kërkua nga Kovaçevski për të shpëtuar mandatin

Darka me liderët e MV-së, VRMO: Takimi me Ramën u kërkua nga

Takimi i kryeministrit Edi Rama nuk u prit edhe aq mirë nga disa prej partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e tyre e panë si mënyrën që Rama zgjodhi për ta ‘shitur’ veten si lideri i rajonit.

VMRO-DPMNE ka reaguar për darkën mes Ramës dhe liderëve shqiptarë të MV-së duke thënë se një takim i tillë nuk mund ta shpëtojë kryeministrin Kovaçevski nga humbja katastrofale, raporton Klan Macedonia.

Sipas VRMO-DPMNE takimi u bë me kërkesë të Kovaçevskit, për të marër ndihma nga Rama për të vazhduar mandatin e tij në dëm të MV-së.

“Heshtja e plotë nga ana e LSD-së për takimin në Tiranë është vetëm një tjetër dëshmi se ky takim është me kërkesë të Kovaçevskit për të shpëtuar karrierën e tij. Ky takim është pikërisht me kërkesën e Dimitar Kovaçevskit për të marrë ndihmë për vazhdimin e mandatit dhe në këmbim të realizimit të agjendave të tjera në dëm të Maqedonisë. Paniku dhe frika e LSD-së dhe BDI-së për mbijetesën e pushtetit të tyre është evident, sepse po e humbasin me shpejtësi besimin e qytetarëve, prandaj u duhej ky takim”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Të fundit