All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mbeti i vdekur një polic, dalin pamjet nga aksidenti fatal në aksin Korçë-Bilisht

All - Paragraf - 1

Mbeti i vdekur një polic, dalin pamjet nga aksidenti fatal në aksin

Ilirjan Duni, 63-vjeç oficer i Policisë së Pikës Kufitare Goricë, mbeti i vdekur ditën e sotme, në aksidentin në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.

All - Paragraf - 3

Sipas njoftimit të policisë ngjarja e rëndë u regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:50. Mësohet se kamioni tip “Scania” është përplasur me makinën e policit tip “Opel”. Ndërkohë 63-vjeçari po kthehej nga shërbimi në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit