Flash News

E-TJERA

'Kërcënimi' nga Omicron/ Bie kurba e infektimeve në fund të Nëntorit, shënohen më pak viktima nga Covid-19

'Kërcënimi' nga Omicron/ Bie kurba e infektimeve në
Foto Ilustruese

Trendi i infektimeve nga Covid-9 në Shqipëri ka pësuar një rënie të ndjeshme kryesisht në dy ditët e fundit të muajit Nëntor. Edhe numri i jetëve të humbura ka pësuar një rënie të konsiderueshme, ku shifra më e lartë e viktimave e shënuar në Nëntor është 11.

Sipas të dhënave të raportuara çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë, bilanci ditor rezulton të ketë pësuar luhatje të vazhdueshme, duke shënuar një kapërcim të kurbës, herë me më pak të infektuar herë me më shumë raste të reja në ditë.

Shifrat e infektimeve kanë kulmuar me datën 9 Nëntor, ku janë shënuar brenda 24 orëve 770 raste të reja infektimi me Covid-19. Trendi ka vijuar në rënie deri më datën 15 Nëntor.  Sa i përket viktimave, vihet re se shifra më e vogël e shënuar është ajo me 2 viktima në 24 orë.   

E teksa procesi i vaksinimit vijon, një tjetër variant i Covid-19 duket se po kërcënon sërish shëndetin. Pjesa më e madhe e vendeve të botës,kanë filluar të rikthejnë kufizimet sidomos me vendet e Afrikës së Jugut, prej nga virusi nisi të qarkullojë fillimisht, për t’u përhapur më vonë në rang global. Në Shqipëri ende nuk është konfirmuar një rast me variantin Omicron.

Bazuar në masat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve, në Shqipëri mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambiente të mbyllura. Aktiviteti i bareve dhe restoranteve është i ndaluar prej orës 23:00 deri në orën 06:00. Lëvizja në pikat kufitare është e lejueshme vetëm me test PCR negativ, certifikatë vaksinimi ose certifikatë shërimi. Ndërkohë është i ndaluar grumbullimi në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Por sa të mjaftueshme janë masat aktuale të kufizimit për të luftuar variantin e ri? 

Statistikat (Nëntor)

1 nëntor – 197 raste, 7 viktima
2 nëntor – 725 raste, 6 viktima
3 nëntor – 571 raste, 3 viktima
4 nëntor – 570 raste, 4 viktima
5 nëntor – 631 raste, 4 viktima
6 nëntor – 563 raste, 2 viktima
7 nëntor – 568 raste, 5 viktima
8 nëntor – 230 raste, 11 viktima
9 nëntor – 770 raste, 4 viktima
10 nëntor – 690 raste, 5 viktima
11 nëntor – 625 raste, 3 viktima
12 nëntor – 573 raste, 5 viktima
13 nëntor – 587 raste, 3 viktima
14 nëntor – 475 raste, 4 viktima
15 nëntor – 194 raste, 7 viktima
16 nëntor – 587 raste, 7 viktima
17 nëntor – 616 raste, 10 viktima
18 nëntor – 549 raste, 8 viktima
19 nëntor – 502 raste, 7 viktima
20 nëntor – 465 raste, 6 viktima
21 nëntor – 405 raste, 5 viktima
22 nëntor – 218 raste, 9 viktima
23 nëntor – 556 raste, 4 viktima
24 nëntor – 609 raste, 10 viktima
25 nëntor – 516 raste, 5 viktima
26 nëntor – 440 raste, 9 viktima
27 nëntor – 405 raste, 8 viktima
28 nëntor – 418 raste, 4 viktima
29 nëntor – 195 raste, 3 viktima
30 nëntor – 195 raste, 4 viktima

Statistikat e përgjithshme

Testime totale              1,394,136
Raste pozitive                199,945
Raste të shëruara          189,784
Raste Aktive                      7,065
Humbje jete                      3,096

Të fundit