Flash News

E-TJERA

Bullgaria lë ‘pa afat’ veton ndaj RMV-së:Tirana të ecë me integrimin, pa u ndikuar nga Shkupi

Bullgaria lë ‘pa afat’ veton ndaj RMV-së:Tirana të

Bullgaria ka përcaktuar disa kritere për të zhbllokuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti bullgar Rumen Radev, është kërkuar që Sofja të dalë me një vendim të unifikuar lidhur me veton ndaj RMV-së. Bulgaria ka vendosur të vazhdojë dialogun me Shkupin, ndërsa është shprehur se do të garantojë të drejtat e bullgarëve.

Radev u shpreh se integrimi evropian i RMV-së ka ngecur. Sipas tij, procesi nuk duhet të kushtëzohet në afate, por në rezultate reale. Ndër të tjera, presidenti bullgar deklaroi se Bullgaria pajtohet që Shqipëria të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, pavarësisht zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe zgjidhjes së ngërçit mes saj dhe Bullgarisë.

Në mbledhjen e Këshillit siç deklaroi Radev janë dhënë rekomandimet si:

1.Gjatë vendosjes së politikës së brendshme, Këshilli Ministror të mbajë llogari për pozitën kombëtare të Bullgarisë, duke respektuar kërkesat e Marrëveshjes së vitit 2017, Kornizën nga viti 2019 dhe Deklaratën e 44-të të Kuvendit Kombëtar.

2.Dhënia e pëlqimit për fillim të negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut në BE nuk duhet të lidhet për afate, por me rezultate reale, veçanërisht në raport me bullgarët e Maqedonisë.

3.Pushteti ekzekutiv të vazhdojë të angazhohet për njoftimin për realizimin e Marrëveshjes nga viti 2017 në procesin negociues për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

4.Pushteti ekzekutiv të përgatisë dhe sigurojë plan aksionar për masa për arritjen e një përparimi të dukshëm në të gjitha fushat në raportet bilaterale.

5.Pushteti ekzekutiv t’u propozojë partnerëve të RMV-së formimin e grupeve të punës në fushat në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017.

6.Pushtetet ekzekutive të ndërmarrin masa për përshpejtim të ndërtimit të Korridorit 8 bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – si projekt i vetëm për autostradat, hekurudhat, lidhjet energjetike dhe digjitale.

7.Kuvendi kombëtar duhet t’i propozojë trupit ligjvënës të Maqedonisë së Veriut vendosjen e dialogut të strukturuar ndërmjet grupeve për miqësi dhe komisione parlamentare, me të cilat do të përforcohej besimi dhe do të mbështetej procesi gjithëpërfshirës.

Të fundit