Flash News

E-TJERA

Britania reagon pas deklaratave të Ramës: Të përkushtuar për të thyer modelin e kontrabandistëve

Britania reagon pas deklaratave të Ramës: Të përkushtuar

Zyra e kryeministrit britanik Rishi Sunak ka reaguar pas kundërpërgjigjeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me deklarata e qeverisë britanik për emigrantët shqiptarë.

Zyra e kryeministrit shprehet në reagim se “Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të luftuar kontrabandistët e njerëzve”, raporton Reuters.

Zëdhënësja e qeverisë ka thënë për mediat se qeveria britanike i është mirënjohëse qeverisë shqiptare për bashkëpunimin i cili do të vijojë më tej për të thyer modelin e kontrabandistëve.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë”, ka thënë zëdhënësja.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC, ku foli për shqetësimet e Britanisë lidhur me numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë të paligjshëm, akuzuoi Mbretërinë e Bashkuar se po gjen justifikime për “politikat e dështuara” të saj për kufijtë dhe migracionin.

Të fundit