Flash News

E-TJERA

Britania e Madhe nis azilkërkuesit drejt Ruandës, mes tyre edhe shqiptarë

Britania e Madhe nis azilkërkuesit drejt Ruandës, mes tyre edhe

Britania e Madhe ka filluar të dërgojë azilkërkuesit në Ruanda. Janë 11 të tillë që do të fluturojnë drejt vendit afrikan, ku mes tyre edhe dy shqiptarë.

Qeveria raportoi fillimisht se numri i emigrantëve që do të niseshin drejt Ruandës ishte 130, por shifra ra ndjeshëm, pasi një pjesë e fluturimeve janë anuluar gjatë fundjavës, raporton BBC.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se dërgimi i disa azilkërkuesve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në Ruanda do të pengojë ardhjet dhe për këtë arsye minon bandat e kontrabandës.

Britania do t’u japë emigrantëve të paligjshëm që do të dërgohen në Ruandë, strehim dhe mbështetje ndërsa kërkesa e tyre për azil do të shqyrtohet nga qeveria britanike. Nëse emigrantët ia dalin me sukses, mund të qëndrojnë për 5 vite të përfitojnë akses edhe në arsim.

Ndërsa të tjerët të cilët dështojnë në rregullat për azil në Ruanda, do t’u jepet mundësia për rrugë të tjera emigrimi, por nuk shmanget mundësia për t’u dënuar.

Të fundit