Flash News

E-TJERA

Braverman iu kërkon falje shqiptarëve? Lea Ypi: Ka ftuar një delegacion për çaj mali në Home Office

Braverman iu kërkon falje shqiptarëve? Lea Ypi: Ka ftuar një

Disa ditë më parë, policia britanike arrestoi 53-vjeçarin shqiptar Agim Agaj pasi dyshonin se ishte duke transportuar kanabis sativa, por në fakt rezultoi se në furgonin e tij u gjet një kuti plastike me çaj mali.

Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare në Britaninë e Madhe, Lea Ypi ka shkruar në Twitter-in e saj se Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka telefonuar disa anëtarë të përzgjehdur të diasporrës shqiptare për t’iu kërkuar falje për komentet e bëra ndaj shqiptarëve dhe i ka ftuar për një çaj në Home Office.

“Sapo mora një telefonatë nga Suella Braverman, e cila me sa duket po telefonon anëtarë të përzgjedhur të diasporës shqiptare për të thënë se i vjen keq për komentet e saj dhe për gjithçka që ato kanë dhënë, dhe për të ftuar një delegacion për çaj mali në Home Office”, shkruan Lea Ypi në Twitter.

Kujtojmë se disa javë më parë, kryeministrit Edi Rama bëri një vizitë dy ditore në Britaninë e Madhe ku u takua me homolun e tij, Rishi Sunak. Rama dhe Sunak ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin për të frenuar emigracionin ilegal, si edhe marrëdhënien dypalëshe në çështje të tjera.

Rama tha nga Londra se komentet e Braverman ndaj shqiptarëve ishin një turp për qeverinë britanike teksa nuk i kurseu ironitë për Sekretaren e Brendshme.

Të fundit