Flash News

E-TJERA

Bordi vendos çmimet e reja: Sa do të shitet nafta, gazi dhe benzina

Bordi vendos çmimet e reja: Sa do të shitet nafta, gazi dhe benzina

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.

Kështu, nafta do të tregtohet me 232 lekë/litri, benzina me 224 lekë/litri, ndërsa gazi me 100 lekë/litri.

“Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

232 Lekë/litri për gazoilin;

224 Lekë/litri për benzinën;

100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës”, njofton bordi.

 

Të fundit