Flash News

E-TJERA

Bordi rrit sërish çmimin e naftës, shtrenjton edhe benzinën

Bordi rrit sërish çmimin e naftës, shtrenjton edhe

Bordi i Transparencës ka nxjerrë çmimet e reja të karburanteve.

Nafta është rritur me 6 lekë dhe do të shitet në treg me 215 lekë/litri. Rritje ka pësuar edhe benzina e cila tashmë do të shitet me 178 lekë/litri në pikat e karburantit.

Çmimet e reja:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit