Flash News

E-TJERA

Bordi rrit me 12 lekë çmimin e naftës, sa do të shitet benzina dhe gazi

Bordi rrit me 12 lekë çmimin e naftës, sa do të shitet

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Nafta është rritur sërish, këtë herë me 12 lekë duke e çuar çmimin nga 227 lekë/ litri në 239 lekë/litri.

Po ashtu, edhe çmimi i benzinës është rritur me 4 lekë, ku nga 201 lekë/litri që shitej deri sot, do të tregtohet me 205 lekë/litri. Çmimi për gazin mbetet i pandryshuar.

Çmimet e reja nga Bordi

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

 

 

Të fundit