Flash News

E-TJERA

BKH dhe RENEA ‘bastisin’ shtëpinë e deputetit socialist, kërkojnë Ramazan Rrajën

BKH dhe RENEA ‘bastisin’ shtëpinë e deputetit socialist,

Një aksion i befasishëm është zhvilluar sot në fshatin Zezë në zonën e Niklës. Mësohet se aksioni është kryer në banesën e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Agjentët kanë kryer kontrolle për të rënë në gjurmët e Ramazan Rrajës, i cili akuzohet për atentatin ku mbetën të plagosur ish-prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos i njohur ndryshe si “Rum ii Shijakut’ dhe mebti i vrarë Andi Maloku.

Ramazan Rraja, për herë të fundit u shpall në kërkim pas atentatit te ndodhur më 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Asokohe Ramazan Rraja ndodhej jashtë vendit dhe u shoqërua nga policia e Fushë-Krujës më 31 tetor të vitit të kaluar, kur sapo ishte kthyer nga Dubai.

Të fundit