Flash News

E-TJERA

Berisha mesazh për Yuri Kim nga "Foltorja" e SHBA: Dy momentet e saj të papranueshme për mua

Berisha mesazh për Yuri Kim nga "Foltorja" e SHBA: Dy momentet e

Ish-kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim në "Foltoren" onlinë që organizoi sot me demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri tha se për të dy momente janë të papranueshme nga sjellja e ambasadores duke veçuar njohjen e zgjedhjeve dhe censura që kërkon sipas tij t’i vendosë “Foltores”.

“Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”, tha Berisha.

 “Megjithatë asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur që Partia Demokratike në pushtet do ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, shtoi Berisha më tej.

Të fundit