Flash News

E-TJERA

Vizita e parë në Kosovë si President/ Begaj refuzon të takojë përfaqësuesit e LDK-së në seli

Vizita e parë në Kosovë si President/ Begaj refuzon të

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kosovë në ditën e dytë të vizitës së tij të parë zyrtare si kreu i shtetit. Begaj ka zhvilluar takim me politikanët e Kosovës, duke përjashtuar kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur Gazetës Express duke u shprehur se presidenti Begaj ka refuzuar të takojë kreun e LDK-së Abdixhikun në selinë qendrore të partisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në përgjigje.

Begaj ka kërkuar që takimi me përfaqësuesit e LDK-së të zhvillohet në ambiente të tjera, çka është kundërshtuar na LDK-ja. Përfaqësuesit e quajnë një shans të humbur takimin me Begajn.

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.  LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, thuhet më tej.

Të fundit