Flash News

E-TJERA

“BE është e sëmurë”/ Ambasadorja franceze i përgjigjet Ramës: Kategorizime që lidhen me anën psikologjike

“BE është e sëmurë”/ Ambasadorja franceze i

Ngërçi i krijuar në procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Samiti pa një rezultat optimist në Bruksel, shkaktoi jo pak acarim te kryeministri Edi Rama. Nga Brukseli kryeministri iu drejtua 27 vendeve anëtarë të BE-së më një gjuhë të ashpër dhe fyese.

“Putini mund të jetë sëmurë ose jo, por as Bashkimi europian nuk gëzon shëndet të plotë”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Bruksel.

Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama duke thënë se situata në union nuk është ashtu sikurse Rama e ka përshkruar. Sipas Barsacq, deklaratat e Ramës lidhen më shumë me anën emocionale dhe atë psikologjike, se sa me marrëdhëniet mes shteteve.

“Shikoni, e kujtoj shumë mirë shprehjen që u tha në atë moment, ishte gjatë konferencës së shtypit që pasoi takimin e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor me njëzet e shtatë anëtarët e Bashkimit evropian.

E përsëriti gjithashtu në Austri. Shikoni, këto janë shprehjet e tij, është i lirë. Unë mendoj që kur keni njëzet e shtatë vende anëtare, që nuk janë pak, që me vullnet të njëjtë miratojnë sanksione ndaj Rusisë dhe pranojnë që në fund t’u mbyllet rubineti i gazit dhe thonë “ok, po ndalojmë edhe naftën ruse”, unë mendoj që situata nuk është edhe kaq e keqe.

A është i ashpër? Është një çështje e komplikuar. Sepse edhe njëherë, a mund të jemi të ashpër apo të butë. Pak më parë ju folët për të qenit “të mëshirshëm” në raport me Serbinë. Mendoj që janë çështje që nuk hyjnë në kategoritë e politikës ndërkombëtare, janë më së shumti kategorizime që lidhen me emocionalen dhe psikologjiken, nuk lidhen me marrëdhëniet mes shteteve”, deklaroi Barsacq.

Të fundit