Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
BE kundër 'projektit strategjik' të qeverisë, anulon grantin 28 milionë euro për Portit të Durrësit
Bashkimi Evropian është tërhequr nga investimi për projektin e Portit të Durrësit, marrëveshje e realizuar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Eagle Hills” të Alabbar.
Në faqen e “Western Balkans Investment Framework” granti tani mban statusin ‘i pezulluar’.
Projekti mori mbwshtetjen e WBIF për:
• 1.1 milionë euro grant nga BE-ja për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe dokumenteve të tenderit për punime
• 27.05 milionë euro grant investimi nga BE-ja në kuadër të Agjendës së Lidhshmërisë në 2018 për të mbuluar 40% të kostove të investimit, mbikëqyrjen e ndërtimit, shërbimet e menaxhimit të projekteve si dhe veprimet e dukshmërisë dhe komunikimit.
Anulimi i grantit vjen para seancës maratone të Kuvendit, ku është parashikuar një diskutim mbi 6 orë rreth marrëveshjes për Portin e Durrësit.
Në përshkrimin që WBIF i bën projektit thuhet se “Studimi i fizibilitetit pritet të përfundojë brenda tetorit 2019, ndërsa aktivitetet e kontraktimit të projektit do të fillojnë deri në fund të vitit”.
Ndërkohë qeveria nuk ka nxjerrë deri tani detaje nga marrëveshja pë Portin e Durrësit.
Kompania “Eagle Hills” disa ditë më parë, u referua nga mediat kroate si e përfshirë në një sërë skandalesh, mes tyre edhe në Zagreb. Alabbar kishte planifikuar të ndërtonte “Manhatanin e Zagrebit”, projekt që u tërhoq pas këmbënguljes së opozitës.
Po ashtu, sipas mediave kroate, kompania e Alabbar rezultonte një firmë që dikur kishte shfrytëzuar tokat e indianëve për të ndërtuar një resort luksoz, apartamentet e të cilit qytetarët nuk patën mundësi t’i merrnin, pasi kishin kaluar në pronësi të palëve të treta.