Flash News

E-TJERA

Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit, ekonomia rrezikohet nga inflacioni

Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit, ekonomia

Inflacioni në vendin tonë do të mbetet në nivele të larta përgjatë vitit 2022. Kështu deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko në një deklaratë për mediat.

Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën e interesit me 0.5%. Sejko tha se inflacioni pritet të kulmojë në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa shtoi se ka një pasiguri të lartë.

“Çmimet në tregjet botërore po rriten prej luftës në Ukrainë, bankat kanë rritur normat e interesit dhe pasiguria mbetet e lartë. Inflacioni do të kulmojë këtë 6 mujor të dytë. Ne do të normalizojmë politikën monetare, për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Inflacioni do kthehet në objektiv në vitin 2024, por projeksionet janë në përditësim në varësi të situatës. Nivelet e larta të inflacionit janë rreziku kryesor për ekonominë e vendit. Rritja ekonomike do mbetet pozitive në afatmesëm. Stabilizimi i çmimeve në tregun e huaj, do ulë presionin ndaj inflacionit në vend. Inflacioni parashikohet të kthehet në 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit nga niveli i 1.25% në 1.75%. Të rrisë me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore”, deklaroi Sejko.

Të fundit