Flash News

E-TJERA

Avokati i Popullit: Arrestimi i Metës në kundërshtim me ligjin, nuk u ruajt dinjiteti

Avokati i Popullit: Arrestimi i Metës në kundërshtim me ligjin,

Avokati i Popullit, Erinda Ballanca ka konfirmuar shkeljet e rënda që kreu Policia e Shtetit me arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta.

Nga Kuvendi, ku raportoi për punën e Avokatit të Popullit, Ballanca deklaroi se mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është ruajtur dinjiteti i policisë.

“Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale”, deklaroi Ballanca.

Të fundit