Flash News

E-TJERA

Avokatët e Berishës dhe Malltezit dorëzojnë në SPAK kundërshtimin e provave

Avokatët e Berishës dhe Malltezit dorëzojnë në SPAK

Avokatët e kryedemokratit, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kanë dorëzuar në SPAK, 500 faqe dosje me kundërshtimin e provave të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “Partizani”.

Mbrojtja ligjore e Malltezit ka bërë 250 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale dhe se SPAK sipas saj ka bërë një hetim jo etik. Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme.

Prapësime ka bërë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ku në një material prej 15 faqesh, mbrojtja ligjore e tij ka kundërshtuar disa pika në lidhje me këtë hetim.

Financierja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja po ashtu brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës bënë kundërshtimet e tyre.

Materialet i janë dorëzuar me postë Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që SPAK pritet të kalojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe kjo gjykatë do të ketë 10 ditë kohë për të caktuar gjyqtarin përmes shortit si dhe seancën paraprake.

Të fundit