Flash News

E-TJERA

Armand Duka flet pas eksplozivit në banesë: Familja ime e tronditur, një person me kapuç të zi vuri lëndën plasëse

Armand Duka flet pas eksplozivit në banesë: Familja ime e tronditur,

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pasi mbrëmjen e sotme pati një shpërthim me lëndë plasëse e dyshuar si tritol në portën hyrëse të shtëpisë së tij dy-katëshe në qytetin e Durrësit.

Në një prononcim për mediat, Duka tha se në banesë ndodhej bashkëshortja me djalin, të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk janë lënduar.

Sipas Dukës, ka vetëm dëme materiale në portë. Ai shtoi se shtëpia është e pajisur me kamera sigurie dhe pasi ka parë pamjet thotë se ka qenë një person me kapuç të zi ka vënë sasinë e lëndës plasëse në portë.

“Shpërthimin e ka dëgjuar gjithë Durrësi. Në banesë ishte familja ime, djali dhe gruaja. Nuk ka dëmtime, shpërthimi ishte goxha i madh. Kemi parë kamerat e shtëpisë dhe i kanë filmimet. Duket një njeri me kapuc që ka vënë lëndën te mekanizmi i që hap portën dhe ka shpërthyer. Deri nesër e bëjmë të ditur se kush e ka vënë”, tha Duka.

 

Të fundit