Flash News

E-TJERA

Arben Ahmetaj drejt ekstradimit? Dumani: Presim përgjigje nga autoritetet zvicerane

Arben Ahmetaj drejt ekstradimit? Dumani: Presim përgjigje nga autoritetet

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar sot një bashkëbisedim joformal me gazetarët.

Gjatë takimit, Dumani ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve rreth hetimit për inceneratoirët duke thënë se është çështje nën hetim dhe se duhet të ruhet konfidencialiteti.

Sa i përket esktradimit të mundshësm të ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, kreu i SPAK tha se janë në pritje të autoriteteve zviceriane.

“Janë në pritje të përgjigjies nga autoritetet zvicerane për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit”, ka deklaruar Dumani.

Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej një viti pas hetimeve për aferën e inceneratorëve. Ndaj Ahmetajt rëndojnë tre akuza, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.

Të fundit