Flash News

E-TJERA

Akuzohen për shpërdorim detyre, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryetarin dhe nënkryetarin e Bashkisë Tropojë

Akuzohen për shpërdorim detyre, GJKKO liron nga arresti shtëpiak

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa e arrestit në shtëpi kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin e saj Abedin Kërrnaja. Të dy u morën nën hetim për shpërdorim detyre dhe prerje e paligjshme e pyjeve.

Ndaj Byberit dhe Kërrnajes u vendos masa “detyrim paraqitje”një herë në muaj.

Avokatët kanë argumentuar se ndaj Byberit dhe Kërrnajës kishte përfunduar afati 6 mujor i masës së sigurisë duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.

Të fundit