Flash News

E-TJERA

Aktivistet shqiptare letër Von der Leyen: Evropa të mos sillet si ‘bukuroshe e fjetur” përballë një regjimi anti-demokratik

Aktivistet shqiptare letër Von der Leyen: Evropa të mos sillet si

Dy aktiviste që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, Erisa Bajaziti dhe Iva Grillo, i kanë drejtuar një letër presidenten së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Në letrën drejtuar presidents së KE-së, dy aktivistet i kanë rrëfyer situatën aktuale në Shqipëri, duke filluar nga qeverisja e vendit te gjendja ekonomike e shqiptarëve.

Aktivistet kërkojnë nga Von der Leyen se njerëzit po jetojnë në një Shqipëri ku populli përballet me dramën e shpopullimit, me aferën e incenratorëve apo mafien e ndërtimit.

Aktivistet shprehen se KE nuk mund të sillet si ‘bukuroshe e fjetur’ përballë një regjimi anti-demokratik dhe një qeverie të korruptuar që shtyp qytetarët.

LETRA E PLOTË

E dashur Ursula,

Qytetarët shqiptare ju dërgojnë këtë letër…

Shkurt, duan t’ju thonë që “Edi juaj i dashur” ju ka vizatuar një Shqipëri që nuk ekziston.

Në Shqipërinë e vërtetë, qytetarët jetojnë përditë dramën e një shpopullimi biblik, të drejtësisë së munguar dhe korrupsionit të pashembullt qeveritar.
Në Shqipërinë e vërtetë, qytetarët nuk mund të quajnë sukses inceneratorët imagjinarë, parcelat e drogës, aferën korruptive të portit të Durrësit apo frikësimin e medias.

Ata nuk mund të quajnë sukses as shkatërrimin e opozitës, ekzistencën e investitorëve strategjikë fantazma, kompanive off shore apo mafies së betonit.

E dashur Ursula, ndoshta ju nuk e dini, por në 2022, falë «Edit tuaj të dashur» çdo shqiptar i thjeshtë ka mbi kokë një spiun (të ashtuquajturit patronazhistë) që e survejon dhe kërcënon… sa herë të jetë e nevojshme.
Dhe si çdo qenie njerëzore që meriton të trajtohet me dinjitet, qytetarët shqiptarë nuk mund t’i gëzohen arrogancës dhe bullizmit me të cilën «Edi juaj i dashur» trajton popullin e vet, ndonjëherë duke ju përdorur dhe ju si mburojë.

E dashur Ursula, shqiptarët e thjeshtë po ju kërkojnë publikisht që Europa të mos sillet si një “bukuroshe e fjetur” përballë një regjimi anti-demokratik dhe një qeverie të korruptuar që shtyp qytetarët e vet.
Përndryshe, zgjimi do të jetë i dhimbshëm…për të gjithë!



Të fundit