Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 22-vjeçarja shqiptare dhe tre fëmijë

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 22-vjeçarja shqiptare dhe

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes në Itali ë rrugën Emilia drejt Parmës.

Mediat italiane raportojnë se një mjet tip ‘Fiat Stilo’ është përplasur me një shtëpi të pabanuar. Për pasojë, kanë humbur jetën 22-vjeçarja shqiptare dhe fëmija i saj 2 vjeç, si edhe dy fëmijë të tjerë përkatësisht 8 dhe 12 vjeç të cilët mësohet se nuk i përkisnin së njëjtës familje.

I plagosur ka mbetur partneri i 22-vjeçares i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa si pasojë e përplasjes me banesën e vjetër, mjeti është shkatërruar plotësisht.

Të fundit