Flash News

E-TJERA

Aksident në Elbasan-Librazhd/ Makina bie në lumin Shkumbin, 3 të vdekur

Aksident në Elbasan-Librazhd/ Makina bie në lumin Shkumbin, 3 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:10 të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti me 5 persona, është përplasur fillimisht me një ‘Ford’, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe më pas ka rënë në lumin Shkumbin.

Nga aksidenti janë shënuar tre viktima, ndërsa trupi i njërit prej tyre është marrë nga rrjedha e lumit. Grupet e ekipit të shpëtimit që ndodhen në vendngjarje nuk kanë arritur ta nxjerrin gjallë.

Një fëmijë është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë dyshohet se edhe një person tjetër ka mbetur i bllokuar brenda në makinë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit