Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, polici përplas për vdekje kalimtaren

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, polici përplas

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Gjirokaster-Kakavijë.

Një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasja me iniciale K.H 71 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin në ambjentet e policisë të kolegut të tyre. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Të fundit